Dokumentari i NATO-s: Lufta në Kosovë përmendet si histori suksesi (Video)

NATO-ja më 4 prill shënon 75 vjetorin e themelimit.

Për nder të kësaj date është lansuar një dokumentar, i cili kujton të arriturat e saj që nga fillimi.

Aty përmendet edhe viti 1990-të, ku organizata më e fortë ushtarake në botë ndihmoi për t’i dhënë fund konflikteve etnike në Ballkanin Perëndimor.

Këtu nuk mungon as lufta në Kosovë.

“Presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, urdhëroi një goditje brutale ndaj shqiptarëve në Kosovë”.

Me këto fraza, shpjegohet lufta në Kosovë dhe ndërhyrja e NATO-s.

Në dokumentar përfshihet edhe deklarata e Javier Solana që në atë periudhë ishte Sekretar Gjeneral i NATO-s.

“Ne duhet të ndalojmë dhunën dhe ti japim fund një katastrofe humanitare që po ndodh tani në Kosovë”, thotë Solana.

NATO-ja zhvilloi një fushatë ajrore, e cila zgjati 78 ditë në vitin 1999-të kundër caqeve ushtarake dhe policore të Serbisë.

“Intervenimi i NATO-s i dha fund konfliktit”, thuhet në dokumentarin e NATO-s ku flitet për luftën në Kosovë.

Në vitin 2024, NATO është më e madhe dhe më e fuqishme, politikisht dhe ushtarakisht, se sa ishte në vitin 1949, thuhet tutje në dokumentar.

Më Shumë

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

LDK vazhdon sot me tubime elektorale në Rahovec, Prizren dhe Dragash

Sot vazhdojnë tubimet elektorale nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Rahovec, Prizren dhe Dragash. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin...

Lajmet e Fundit