10.4 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Donald Trump është nën hetime për shkelje të Aktit të Spiunazhit

Donald Trump është nën hetim penal për shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit dhe statuteve shtesë në lidhje me pengimin e drejtësisë dhe shkatërrimin e të dhënave të qeverisë federale, zbuluan të dhënat nga një urdhër kontrolli në rezidencën e ish-presidentit amerikan.

Urdhri i kontrollit, përmbajtja e të cilit është konfirmuar nga cnn, tregon se FBI-ja kërkoi prova nëse keqpërdorimi i dokumenteve të klasifikuara nga Trump, duke përfshirë disa të klasifikuara si top sekret, shkeli tre ligje penale.

Më e rëndësishmja, një urdhër kërkimi i lëshuar nga gjykatësi i magjistraturës amerikane, Bruce Reinhart dhe i miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland autorizoi agjentët e FBI-së për të sekuestruar materiale që mund të përbënin provë se Trump shkeli Aktin e spiunazhit nën 18 USC 793 dhe Pengimin, nën 18 USC 1519.

Agjentët e FBI-së gjetën dokumente të klasifikuara të shënuara si top sekret kur kontrolluan rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago të hënën.

Agjentët federalë sekuestruan një sërë dokumentesh “Top Secret/SCI”, niveli më i lartë i sekretit, në pronë.

Agjentët gjetën gjithashtu katër grupe dokumentesh sekrete të nivelit më të ulët, tre grupe dokumentesh “sekret” dhe tre grupe dokumentesh “konfidenciale” – niveli më i ulët i sekretit.

Më Shumë

Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për...

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

Lajmet e Fundit