7.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Donnarumman e pret një kontratë luksoze te PSG, të enjten u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore

Gianluigi Donnarumma pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te Paris Saint-Germaini para se ta nënshkruajë kontratën luksoze pesëvjeçare.

Portieri italian është lojtar i lirë, duke qenë se kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor.

Ai ka arritur marrëveshje personale me PSG-në që besohet të jetë me përfitime vjetore prej rreth 11 milionë eurosh plus dy milionë euro në bonuse.

(Foto: Twitter/B/R/Football)

Donnarumma është i angazhuar me Italinë në ‘Euro 2020’, ku sonte (e mërkurë) do të luajë.

Meqenëse nuk mund të largohet, Tuttomercatoweb bën të ditur se ekzaminimet mjekësore do të zhvillohen në Itali, me shumë mundësi në Romë ose në Firence

Më Shumë

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid në Prizren drejt përfundimit

Punimet restauruese në Xhaminë Mesxhid po i afrohen fazës përfundimtare dhe po realizohen me kujdes të shtuar profesional, duke respektuar vlerat autentike të këtij...

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit