17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Drama e 2 prillit, Haxhi Avdyli e Vjosa Osmani i kishin vënë të parët nënshkrimet e tyre për seancë

Lëvizja Vetëvendosje kishte arritur të siguronte 41 nënshkrime mbrëmë për thirrjen e seancës për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kuvendin e Kosovës, veprim ky i cili nxiti reagime të shumta nga opozita, meqë kosnideronin se Kurti po e përdorte një seancë të tillë si shantazh.

E në mesin e deputetëve të cilët kanë vënë nënshkrimin e tyre për plotësimin e numrave janë edhe deputetët nga Lista ‘Guxo’, më saktësisht Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express.

I pari nga ta ishte Avdyli, ndërkaq Osmani radhitej e 15’ta për kah lista e nënshkrimeve të deputetëve për thirrje të seancës.

Kandidatja për president, përkundër dramës së shkaktuar si pasojë e këtij Ligji që gati sa nuk e çoi vendin në zgjedhje, nuk ka thënë ende asnjë fjalë.

Ndryshe, përgjatë seancës së djeshme, pjesë e së cilës ishin edhe opozita, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje tentoi që ta votonte me procedurë të përshpejtuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet. Megjithatë, 2/3-tat e pjesëmarrësve votuan kundër këtij ligji, i cili nuk kaloi në Kuvend.

Nga ky ligj, një ditë më pas u distancuan Vetëvendosja. Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, njoftoi se pas një takimi të mbajtur me kryeministrin Albin Kurti dhe Osmanin, do t’i japin prioritet çështjes së presidentit për shkak të afatit kushtetues.

Në ndryshimet që janë propozuar të ndodhin në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, parashihet që mërgatës t’i mundësohet të votojnë nëpër konsullata dhe ambasada në shtetet respektive. /Gazeta Express/

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit