9.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Një popull nuk i nënshtrohet një individi

Abdullah Thaçi

Secili qytetar i Kosovës, e sidmos ne në mërgim, mbrëm pamë një teatër vullgar nga shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës!

Në një situatë kritike për vendin ku situata me pandeminë ka dalë jashtë kontrollës, pushteti në Kosovë, në mungesë të përgjegjësisë institucionale u mblodhë me “emergjencë” për të shantazhu një pakicë parlamentare, duke e kamuflu qëllimin me kinse ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithëshme Parlamentare!

Në një shoqëri normale, ku situata është jonormale, pushteti dhe opozita bëhen bashkë, koftë nevoja edhe i shtyejnë zgjedhjet e rregulla e kurrsesi nuk i provokojnë ato.

Akoma më e pakuptimit bëhet situata, kur për rreth dy muaj më parë e kishim një proces zgjedhor, i cili proces e definoj kjartë vullnetin e sovranit !

Nuk duhesh të jesh shumë i menqur sa paria e pushtetit, mjafton të jesh një njeri me intelekt mesatar si puna ime, që ta kupton drejt dhe sakt qëllimin egoist të një individi, i cili ëndërr jetsore të tij e ka misionin që të jetë i pari i pakrahasushëm, si brenda organizatës politike ashtu edhe mbi secilin konkurent tjetër politikë. Njëfar Fareoni identifikues që do të lë gjurmë e të bëhet objekt studimi i arkeologëve dhe antropologve të ardhëshëm, shumë shekuj pas shuarjes së tij.

Paradogma, ose bëni siç them unë, ose shkojmë në zgjedhje sa herë dua unë, është më tepër se kërrcnimi për eliminim fizik dhe politikë. Është tendencë për poshtrim për secilin që nuk pranon poshtrimin, që jep mesazh publik për popullin, nëse nuk më nënshtroheni mua, shikoni se çka i bëra këtyre, për ju as që ju bëjë hesap !

Prandaj, marifetet e natës që iku nuk e kishin hallin e votës dhe përfaqsimit të diasporës. Ajo në thelb kishte qëllimin për eliminimin e pengesave ligjore që ia pamundësojnë Albin Kurtit të jetë bartës i listës zgjedhore të Vetvendosjes dhe të dal autoritetit suprem, më i votuari, në zgjedhjet e jashtzakonshme që ai i ka projektuar në kuzhinën e tij!
Albin Kurti nuk po mundet të pajtohet kurrsesi me faktin se Vjosa Osmani ka arritur t’ia thej rekordin brenda Vetvendosjes, projeksion i së cilit ishte një Vjosë që do të ishte motër siameze e Mimoza Kusarit, e kurrsesi një Vjosë vetë e shtata në Parlament .

Duke e futë Vjosën nën kthetrat e planit të tij, e detyroj atë, kundër vullnetit të saj, t’i nënshtrohet atij dhe të bëhet pjesë e një skenari që nuk e plotëson kushtin thelbësor, të jetë person mbi palët, që përfaqson unitetin e popullit, pra të jetë Presidente e Republikës !
Ndonëse, qëllimin e parë nga skenenari i tij nuk e arriti dot, që ta amnistoj vetvetën nga pengesat ligjore për kandidim në zgjedhjet e jashtzakonshme, qëllimin e dytë e arriti tërthorazi.

Vjosës ia thej këmbën e djathtë, një hap para se të hy në Zyrën e Presidentës.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithëshme ka nevojë për një debat të gjërë dhe gjithëpërfshirës. Këtij ligji nuk i mungon vetëm klauzola që ia mundëson mërgatës votimin në përfaqësi diplomatike. Mërgata ka nevojë për një ligj që, krahas të drejtës të votimit, të përfaqsohet me deputetët e saj në Kuvend me vende të rezervura.

Një ligj për secilin që jeton jasht Kosovës të ketë të drejt të zgjidhet dhe të zgjedh.
Mërgata duhet të ketë të drejt të votoj për kandidat që jetojnë në diasporë, e të ketë të garantuar se me votën e tyre, mërgata merr vendet në parlamenet ndamas nga gara e mbrendshme politike që zhvillohet në Kosovë.

Modelet dhe shembujt janë të shumtë në rajon, nuk keni nevojë me zbulu ujin e nxehtë, mund t’i merrni praktikat e Koracisë përshembull dhe t’i adaptoni ato kushteve dhe rrethanave të Kosovës.

Por, ju nuk e keni këtë qëllim!
Juve, krahas parave të majme, për egon tuaj, ju duhet edhe vota e koncentruar e mërgatës. Fatkeqsisht, asgjë më shumë se kaq!
Për fund z. Kurti, po ju rikujtoj thënjën tuaj të famshme :

” Një popull nuk i nënshtrohet një individi ” !
E vetmja gjë e menqur që kam dëgjuar nga Ju.

Mirë bëre që maskën ia hoqe vetës.
Përhajër na koftë.

Më Shumë

Prizren: U shty në mungesë të dëshmitarëve, vazhdon seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandë me duhan

Në Gjykatën Themelore në Prizren sot nga ora 10 do të vazhdojë seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan. Në...

Sulmohet një zyrtar policor në Prizren

Një persona dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor në Prizren. Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe të njëjtin e ka dërguar në mbajtje. “Lidhur me...

Lajmet e Fundit