6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Drejtoria e Arsimit në Prizren përgatitet për Maturen Shtetërore

Drejtori i Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj thotë se janë duke i bërë të gjiha përgatitjet për organizimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Sipas tij, në Prizren janë përcaktuar 17 qendra testimi në 13 shkolla.

“Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve të nxënësve në provimin e Maturës Shtetërore do të jetë ,2703 ndërsa numri i paraleleve është 130, këtu janë të përfshirë edhe nxënësit e komunitetit Boshnjak dhe Turk”, tregon Gërmizaj, shkruan “PrizrenPress”.

Ai tha se janë informuar të gjithë përfaqësuesit e institucioneve arsimore të mesme të larta për datën dhe për të gjithë procesin e Maturës Shtetërore.

“ 107 administrues nga komuna e Prizrenit që do të shkojnë në komunat Suharekë, Dragash dhe Mamushë”.

“Ne si DKA kërkuam nga mësimdhënësit dhe nxënësit, që ditët në vijim të kenë interesim dhe bashkëpunim të lartë, që objektivi ynë të jetë suksesi”.

“Ky proces mund të përmirësohet më shumë duke dhënë secili kontributin e tij”.
Provimi i Maturës Shtetërore në institucionet arsimore në Komunën e Prizrenit do të mbahet me 14 qershor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Lajmet e Fundit