Vetëvendosje kërkon largimin e reklamave nga Sheshi i Dëshmorëve në Malishevë

Organet e ekzekutivit të Malishevës ende nuk e kanë zbatuar vendimin për largim të billbordeve e reklamave rreth Sheshit të Dëshmorëve në Malishevë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas arsyetimit të ekzekutivit lokal për këtë çështje nevojitet qartësimi i disa detajeve teknike, që nuk figurojnë në vendimin e marrë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Ky vendim ishte miratuar rreth katër muaj më parë.

Moszbatimi i këtij vendimi rishtazi ka shtyrë qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë që me një letër t’u drejtohet kryetarit Ragip Begaj dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Milazim Morina me kërkesën për zbatim të vendimit të sipërpërmendur.

Në letrën e nënshkruar nga kryetari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Adem Berisha, shkruan se “me datën 7 shkurt 2019, Kuvendi i Komunës ka marrë vendim për largimin e të gjitha billbordëve (hapësirave reklamuese) brenda dhe për rreth Sheshit të dëshmorëve në Malishevë”.

Vetëvendosje kërkon largimin e reklamave nga Sheshi i Dëshmorëve në Malishevë

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit