Drini i Bardhë vazhdon të helmojë lopët e fermerëve në Prizren

Është dita e gjashtë që kjo lopë nuk mund të ngrihet në këmbë.

Pronari i saj dyshon që lopët e tij janë helmuar nga uji i lumit “Drini i Bardh”, në Prizren.

Njëra lopë ka ngordhur dhe për këtë tjetrën janë duke pritur rezultatet e analizave, raporton KTV.

Haxhi Saramati, nga fshati Dobrushtë e Prizrenit për këtë ka kërkuar kompensim nga Komuna e Prizrenit.

Përderisa sipas kryetarit të Federatës së Peshkatarëve në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, kjo nuk është hera e parë që ndotet uji në këtë lumë, por asnjëherë nuk ka ndodhur si tash.

Sipas tij, para disa ditëve kanë ngordhur shumë peshq, por edhe disa lopë të tjera, e për këtë, faj kanë bizneset private, pasi hedhin në lumë kimikate të dëmshme.

Ai ka shtuar se ka dërguar edhe dëshmitë në polici, që shpreson se kësaj radhe organet e drejtësisë të merren më seriozisht me rastin.

Por këtë e kanë mohuar zyrtarët komunal.

Drejtori i Inspektoratit, Islam Thaqi, ka thënë se rënia e nivelit të ujit në lumë ka bërë që të vërehet më shumë prezenca e ujërave të zeza në lumë.

“Kolektori i cili bën pastrimin e ujërave të zeza ende nuk është funksionalizuar në Komunën e Prizrenit, andaj ujërat e zeza derdhen në lumë. Megjithatë, ndotje në këtë masë nuk ka pasur asnjëherë”, ka thënë Thaçi

Përndryshe, Thaçi ka shtuar se nëse vërtetohet se lopët kanë ngordhur nga ndotja e ujit, komuna do të bëjë kompensim të këtij dëmi.

Më Shumë

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit