5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Drita Millaku: Kërkesa për çerdhe e deputetes Veseli-Gutaj, është qesharake

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje,Drita Millaku e ka quajtuar qesharake kërkesën e deputetes së PDK-së, Luljeta Veselit-Gutaj,për ndërtimin e një çerdhe publike në Prizren. Sipas saj, çerdhja “Yllka” në Prizren, është shkatërruar nga pushteti komunal i Prizrenit.

“Kërkesa Luljeta Veseli në Parlament, për ndërtimin e një çerdhe publike në Prizren, duket shumë qesharake”, thotë Millaku.

“Kjo deputete sa ishte në asambliste në KK të Prizrenit, nuk e përkrahi kërkesën e LVV për ndërtimin e çerdhes publike në Prizren, qysh në mars të vitit 2014”.

“Shumë më qesharake del kur reagon për gjendjen e çerdhes “Yllka”, kur dihet që pikërisht kjo çerdhe me Eqrem Kryeziun dhe bashkëpartiakët e Veselajt u shkatërrua”.

“Dua t’i them znj. Veseli pse nuk e përmend kontratën e datës 29.09.2010, ku bashkëpartiakët e saj dhanë me koncesion çerdhen “Yllka” firmës “PEDAKS”.

“Dua të di pse deputetja nuk e përmendi marrëveshjen e firmës “PEDAKS” me drejtorin e Shërbimeve Publike Hasan Hasanin të datës 25.10.2010 për dhënien edhe te një aneksi të mbetur të çerdhes “Yllka”, me marrëveshje e cila u bë me nguti 3 ditë para se te aprovohet ligji për dhënien në shfrytëzim të pronës publike në Parlamentin e Kosovës të datës 28.10.2010.

“Kjo kontratë ishte vazhdimësi e shkatërrimit të çerdhes “Yllka” në Prizren”.

“Sa për njoftim të opinionit dhe Veselit-Gutaj, deputetë të LVV qysh në shtator të vitit 2014 kanë dorëzuar qeveris lokale 20 pika për zhvillimin e Komunës se Prizrenit, ndër to është edhe hapja e çerdheve publike”.

“Pse Veseli nuk reagoi qysh atëherë që këto projekte të merren parasysh, që të futen në buxhet”.

“Apo mos vallë është dashtë që znj deputete të shkojë në Prishtinë të merr mësim nga qeverisja e Shpend Ahmetit për funksionimin e çerdheve publike dhe të sheh se sa larg është qeverisja e saj në Prizren”./PrizrenPress.com/

11798141_875789949179166_792514102_n

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit