9.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Drogë, dy të arrestuar në Prizren

Dy persona të dyshuar për posedim të drogës, janë arrestuar në Prizren

Gjatë bastisjes së banesës, tek të dyshuarit janë gjetur edhe para të gatshme.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi gjatë kontrollit tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe është konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.6 gram”, njofton Policia e Kosovës.

“ Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe janë sekuestruar: një qese plastike me substancë të dyshuar si kokainë me peshë 0.35 gram, dy pajisje për bluarjen e marihuanës, një shufër metalike, një fishek i pushkës dhe një telefon celular”.

“Përveç dëshmive të cekura janë konfiskuar para të gatshme 6500 €, 270 franga, 225 dollarë amerikanë, të cilat dyshohet se janë fituar nga shitja e substancave narkotike”.

“ Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuarit tjetër është dërguar në mbajtje për 24 orë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Bashkimi shton edhe më shumë forcë, transferon tjetër qendër amerikane

KB Bashkimi ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kenneth “Kenny” Wooten Jr., i cili luan në pozitat 4/5, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com Wooten Jr. vjen...

Lajmet e Fundit