4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Droni i SHBA-ve vret njeriun që rekrutonte shqiptarët

Një figurë e rëndësishme e Shtetit Islamik nga Tunizia, që kujdesej për rekrutimin e luftëtarëve të huaj, është vrarë gjatë një sulmi amerikan me dron në Siri.

Lajmin e bëri të ditur Pentagoni.

Tariq bin Tahar al-Awni al-Harzi mblidhte fonde për Shtetin Islamik dhe mbikëqyrte përpjekjet për të sjellë luftëtarë nga Europa.

Departamenti i Shtetit e kishte emërtuar ‘emiri i kamikazëve’.

Sipas WSJ, Harzi mblidhte para për Shtetin Islamik.

Në një rast ai transferoi 2 milionë dolarë nga një financier nga Katari.

Departamenti i Shtetit thotë se ai rekrutonte luftëtarët nga Anglia, Shqipëria dhe Danimarka, transmeton Mapo.

33-vjeçari u vra një ditë pasi vëllai i tij, Ali, u vra në një sulm tjetër amerikan në Irak.

Ali Harzi dyshohej për rolin e tij në sulmin e vitit 2012 në Bengazi, ku humbi jetën ambasadori amerikan.

Më Shumë

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit