9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Duda Balje: 11 persona nga komuniteti boshnjak janë të prekur nga koronavirus

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, në rubrikën Sytë 7 të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova ka folur për gjendjen e komunitetit boshnjak dhe si po përballën ata me pandeminë e koronavirusit në Kosovë.

Balje tha se 11 persona nga ky komunitet janë të prekur me koronavirus.

Ajo theksoi se gjendja e tyre ekonomike nuk është e mirë.

“Deri sot sa kam informacione 11 persona të komunitetit boshnjak janë të infektuar me koronavirus. Një numër i madh i komuniteti boshnjak nuk ka pasur mundësi që të blejë. Tash ata janë papunë. Tani kemi rritje të rasteve sociale. Interesimi është i madh për mbështetjen nga qeveria prej 130 euro. Ne po ju ndihmojmë dhe në plotësimin e formularit dhe formën e aplikimit. Kemi edhe raste me korona, disa edhe janë shëruar. Gjendja është e njëjtë për të gjithë”.

Deputetja e Kuvendit foli edhe për gjendjen e këtij komuniteti në fshatin Skorobisht të Prizrenit.

Ajo pati kritika se nuk u ndihmua sa duhet nga komuna e Prizrenit.

“Pas rastit të parë të familjes, dje kemi marrë informacione se edhe pesë raste janë nga ky fshat. Ka pasur pakënaqesi për trajtimin nga fshati. Unë kam reaguar publikisht. Pastaj komuna ka reaguar më mirë lidhur me masat”

“Nesër ose pasnesër zotëri Halil Kastrati do të ndihmojë me pako ushqimore. Unë jam munduar të ndihmojë me dorëza dhe maska. Unë personalisht kam dërguar disa pako për familjen më të rrezikuar. Kryetari dhe nënkryetari ka shkuar deri tek pika dhe është kthyer “.

“Komuna ka ndihmuar me disa barna dhe pak ushqim.  Por tani gjendja është pak më e mirë. Kam kontaktuar edhe një kompani Zona Park, e cila ka bërë dezinfektimin e fshatit”.

Duda Balje tha ndër të tjera se është e rëndësishme që të marrë pjesë në qeveri, për shkak se e ka obligim të ndihmoj komunitetin boshnjak.

Më Shumë

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Lajmet e Fundit