20.8 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por aty afër

Duda Balje i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e saj private dhe atë profesionale.

Një pyetje shumë interesante iu bë asaj në lidhje me frutin e njohur të cilit shqiptarët i referohen si “dud”, e që koiçidon me emrin e saj.

Deputetja e komunitetit boshnjak tha se është e vetëdijshme që emri i saj do të thotë frut në shqip, ndërsa kur u pyet nëse është më e ëmbël se fruti në fjalë, ajo u shpreh: “Jo, nuk jam më e ëmbël se fruti por aty afër”.

Tutje, Balje ironizoi edhe me shaka kur u pyet se çfarë do t’i thoshte tani kundërshtares së saj politike, Ardijana Hoxhiq, e cila ishte zgjedhur deputete para se Gjykata Kushtetuese ta hidhte poshtë, ku më pas rendi do t’i vinte Dudës.

Kjo e fundit tha se mesazhi që do t’i thoshte tani do të ishte: “Ta kam kallëzuar qejfin”.

Ndërkohë në pyetjen e fundit se a mendon që është provokuese në paraqitjet e saj, deputetja e Kuvendit të Kosovës u shpreh duke thënë: “Pak po”.

Më Shumë

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e misionit të KFOR-it, rregullisht zhvillon patrulla në Prizren me qëllim të...

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Lajmet e Fundit