7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Dy burra nga Malisheva rrahin gratë e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në Malishevë, raporton PrizrenPress

Sipas raportit policor këto raste kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Në njërin rast, i cili ka ndodhur dje është arrestuar një burrë për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, e cila kishte vendosur të largohej nga shtëpia.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në rastin tjetër, i cili ka ndodhur po në të njëjten ditë rreth orës 12:25 është arrestuar burri për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Lajmet e Fundit