15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Dy drejtorë të Ramadan Mujës, sot në gjyq

Nexhat Cocaj-Mehmet ButucDrejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj dhe ish-drejtori i Ekonomisë e Financave në Prizren, Mehmet Bytyc, sot do të ulen në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prizren.
Çoçaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse Bytyc për ngacmim seksual me një vajzë të mitur.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj ka konfirmuar për “PrizrenPress”, mbajtjen e gjykimeve të të dy drejtorëve të Qeverisë së Ramadan Mujës. “Me 27 tetor mbahen gjykimet për të cilat po pyet”, konfirmoj Kicaj.

Drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj, bashkë me Nezir Osmanin dhe Gëzim Gërgin, akuzohen se nga data 28 shtator 2009, e deri më datë 03 nëntor 2009 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtar, i shfrytëzojnë detyrat zyrtare duke i tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe shkelin me dijeni ligjin e prokurimit dhe kushtet e parapara me kontratën e lidhur mes komunës së Prizrenit dhe NTSH “Rikon” për furnizimin e shkollave të Komunës së Prizrenit me aparate fotokopjuese.

I pandehuri Nezir Osmani, zyrtar për financa në Drejtorinë e Arsimit, sipas aktakuzës “pa autorizim pranon furnizimet me aparate fotokopjuese, nuk e njofton fare zyrtarin e autorizuar, nuk i përfill proceduarat e pranimit, menjëherë i shpërndan këto aparate nëpër shkolla pa bërë verifikimin paraprak të tyre”.

Po ashtu, sipas aktakuzës Gëzim Gërgi menaxher i IT-së në DKA, së bashku me Nezir Osmanin, nënshkruan procesverbalin pa bërë verifikimin e mallit të pranuar, ashtu si parashihet në kontratë, duke pranuar aparate fotokopjuese me format letre A4 dhe A5, e jo të formatit A3, A4 dhe A5.

Aktakuza tregon se Nexhat Çoçaj në cilësi të koordinatorit të Drejtorisë së Arsimit, duke ditur për parregullsitë e procedurës lidhur me këtë furnizim, më 3 nëntor 2009 e nënshkruan raportin e pranimit, edhe pse raportin e pranimit është dashur ta nënshkruaj drejtori i projektit Florim Metaj, me ç’rast nga zyra e thesarit paguhen 18 mijë euro në xhirollogarinë e NTSH “Rikon”.

Me këtë sipas aktakuzës së prokurorisë, buxhetit të Komunës së Prizrenit, i shkaktohet dëm prej 3 mijë e 600 euro.Po ashtu në këtë aktakuzë, është i përfshirë edhe biznesmeni nga Prishtina Sami Makolli, për të cilin thuhet se ka shkelur rëndë ligjin- dispozitat e kontratës së lidhur mes komunës së Prizrenit dhe NTSH “Rikon”, firmë të cilën ai e udhëheq.

Për këto veprime Makolli, akuzohet për vepër penale të keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike.

Ndërkaq, ish-drejtori i Ekonomisë dhe Financave të Prizrenit, Mehmet Bytyc,dyshohet për ngacmim seksual të të miturës. Ai madje dyshohet se nuk kishte kursyer as kohën e punës dhe parat , që t’i kënaq epshet seksuale me të miturën.

Gjykata e Prizrenit ka konfirmuar se Bytyc,dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën në vendin e tij të punës. Ai po ashtu të miturës i ka ofruar para prej 10 deri 20 euro.

“I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron nderin dhe integritetin seksual, pasi që i njëjti në periudhën kohore, prej muajit janar të vitit 2013, e deri më datën 12.06.2014, në Prizren, në zyrën e tij i njëjti duke shfrytëzuar pozitën e ndjeshme të viktimës përkatësisht të dëmtuarës M. duke mbajtur kontakte me të pandehurën A.B. shfrytëzon të dëmtuarën, të miturën M. e cila ishte në kërcënimin dhe përcjellje të pandehurës A. Të njëjtën e prek me qëllim seksual, dhe për shërbime të viktimës së trafikuar i jep para në shumën prej 10-20 euro”, thotë zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj. Për këtë dyshim, Bytyc ishte nën hetim të policisë, që një kohë të gjatë.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, pat shkarkuar Mehmet Bytyc nga posti i drejtorit të Ekonomisë dhe Financave. Pak ditë pas këtij vendimi, Muja kishte shprehur rezervat e tij për të zëvendësuar Bytyc. Edhe pse janë bërë dy muaj nga koha e arrestimit të Bytycit, kryetari Muja nuk ka bërë zëvendësimin e tij. Drejtoria për Ekonomi dhe Financa në Prizren, ende ka mbetur pa drejtor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Anulo golin atje, anulo golin këtu” – sulmuesi i Lirisë, Fetahaj reagon pas humbjes nga Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit. Ekipit të Lirisë iu...

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit