6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dy fytyrat e arsimit

Shkruan: Prof. Gani Rudaj

FYTYRA E PARË

Me fjalën ARSIM kuptojmë tërësinë e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla që na shërben për të mësuar brezin e ri dhe masat e gjera punonjëse. Arsimi është një nga fushat e veprimtarisë shoqërore.

Kjo veprimtari është shumë serioze dhe e ndijshme sepse kemi të bëjmë me edukimin e kombit. Me anë të arsimit të mirëfilltë, njihet pasqyra kulturore e një kombi. Hapja e një shkolle ishte halë në sy për armiqtë tanë shekullor dhe pas shumë vështirësive, ne i hapëm shkollat dhe mësimdhënësit filluan të merren me zejen e tyre të shenjtë.

U hapën shkollat fillore, të mesmet, të lartat dhe Universiteti. Puna në këto institucione filloi në dritën më të shkëlqyeshme të saj. Populli ishte i uritur për dituri. Mësimdhënësit kryenin punën e tyre me ndershmëri. Nuk kishte korrupsion të asnjë lloji. Nga këto shkolla dolën shkencëtarë të profileve të ndryshme.

Me shkollimin e tyre të shëndoshë, erdhi koha të ngrenë zërin e tyre të fuqishëm kundër padrejtësive që i bëheshin kombit tonë. Në atë kohë kishte recitime, folklor dhe gara njohurish në mes të nxënësve. Nxënësi i shkollës fillore nuk shkonte në të mesmen pa marrë njohuri të mjaftueshme nga fillorja.

Ai i shkollës së mesme i kishte dyert e mbyllura në shkolla të larta dhe në Universitet nëse nuk kishte përgatitje të duhur paraprake. Në Universitet ose në shkolla të larta mund të regjistroheshin qindra studentë, por të diplomuar dilnin vetëm ata që e meritonin plotësisht atë titull. Edhe gjatë luftës, procesi i mësimdhënies ishte i njëjtë. Me një fjalë në arsim kishte ligj!

FYTYRA E DYTË

Lufta mbaroi dhe ne të gjithë menduam se kualiteti i mësimdhënies do të forcohej edhe më shumë. Do të merrte një kahje më të fuqishme pozitive. Por, ndodhi e kundërta!
1. Biblioteka e qytetit është e hapur, por rrallëkush e viziton atë. Librat po i mbyt pluhuri. Diku është gabimi!
2. Qe njëzetë vite nuk dëgjova se dikush ka përsëritur klasën;
3. Orët letrare nga ana e nxënësve nuk mbahen;
3. Kuizi në mes të nxënësve as që ekziston;
4. Gjatë shkollimit të mesëm nxënësi nuk e lexon asnjë vepër letrare. Për të gjitha këto të meta, fajtori kryesor është mësimdhënësi. Mosangazhimi i tij profesional.

Qëllimi kryesor i mësimdhënësit të sotëm është që ai të hyjë në klasë sa për t’u arsyetuar para drejtorit se ai erdhi në punë. Rëndësi e dorës së dytë e që është më e rëndësishme, është se çfarë po punon ai. Prej të gjitha këtyre gjërave negative, kulmi i tyre është greva. Është e paarsyeshme hyrja në grevë për ngritjen e pagave për një punë që nuk po e bëjmë në mënyrë profesionale.

I njëjti film po luhet edhe në të ashtuquajtura UNIVERSITETE. Aty në radhë të parë është:
1. Korrupsioni;
2. Blerja e obligueshme e librave nga profesorët e lëndëve përkatëse;
3. Ligjëratat mbahen në stilin HYN E DIL; Një tjetër dukuri komike në fakultetet është se nëse janë regjistruar njëqind studentë në një degë, nuk duhet të dyshohet për një gjë se të gjithë do të dalin të diplomuar, madje atë me nota larta. Mrekulli!!!

Mendoj se kjo dukuri që po ndodh në arsimin tonë nuk është aspak e mirë. Për të rregulluar këtë gjë negative, dikush duhet të bërtasë shumë fuqishëm me fjalën: MJAFT!!!

Më Shumë

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit