11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Dy persona pretendojnë postin e drejtorit në “Ymer Prizreni”

Shkolla Ymer PrizreniVahit Halimi, ish-drejtori i Shkollës së Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni” në Prizren, pas pesë vjetësh sa ishte në pozitën e drejtorit të kësaj shkolleje, më 27 maj nuk u rizgjodh në pozitën e njëjtë.

Ai konsideron se nga kjo pozitë u largua pa arsye dhe se në vendin e tij ka ardhur dikush që nuk i ka plotësuar kriteret për të qenë drejtor shkolle.

Për pretendimet e tij ish-drejtori ka ushtruar ankesë në Inspektoratin e Arsimit dhe në Këshillin e Pavarur të Arsimit.

“Kandidatja në fjalë nuk ka pasur të kryer menaxhimin dhe udhëheqjen që është kriter në konkurs”, tha ai.

Myvedete Gavazaj që ka zënë pozitën e Halimit, thotë se është me përgatitje adekuate për pozitën e drejtorit, ngase siç tha ajo ka të kryer Fakultetin Ekonomik, për dallim nga ish-drejtori, i cili kishte të kryer Fakultetin e Kimisë.

Ajo thotë se ka pasur trajnimet e përfunduara për menaxhim dhe udhëheqje, por se në atë kohë nuk e ka pasur certifikatën e lëshuar.

Sipas saj, ajo tash e posedon këtë certifikatë.

Në konkursin që ishte shpallur në media në mes të marsit 2014, në pikën 4 kërkohej që kandidatët të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim.

Lidhur me këtë rast, Ministria e Arsimit i ka dërguar një shkresë Drejtorit të Arsimit për Komunën e Prizrenit.

Nexhat Çoçaj, tha se më 9 shtator ka marrë këtë shkresë, me të cilën i sugjerohet Inspektoratit të Arsimit që ta rishqyrtojë lëndën e këtij konkursi.

“Sipas kësaj lëndeje që është nga Ministria e Arsimit, do të riinspektohet kjo çështje”, tha Çoçaj.

Ndërkohë, ish drejtori Halimi, thotë se menaxhimi i dobët i drejtoreshës Gavazaj ka filluar të shihet qysh tani.

Sipas tij, nga periudha kur e ka marrë mandatin ajo nuk është kujdesur fare për kopshtin e shkollës dhe si rezultat i kësaj, përveç barit të pakositur, sipas Halimit janë tharë edhe drunjtë dekorativë, ku secili ka kushtuar 170 euro.

“Tash është trishtim, për mu është edhe krim, dëmi që është bërë është mbi 2 mijë euro, plus kjo tu pasë mjete të mëdhaja që kemi lënë, prapë është bërë ky dëm, këto janë pasuri e të gjithëve, sepse shkolla nuk është e Vahit Halimit, por e të gjithëve, kështu që konsideroj se duhet të japë llogari dhe përgjegjësi dikush”, tha Halimi.

Sa i përket barit të pakositur, drejtoresha Myvedete Gavazaj tha se makina kositëse ka qenë e prishur dhe se tash do të kositet edhe bari.

“Ndërsa sa i përket drunjve dekorativë, ata ish-drejtori i ka mbjellë në një periudhë kohore në të cilën nuk dihet mbijetesa e tyre, krejt kjo është mvarë nga natyra”, tha ajo.

Drejtori i Arsimit në Prizren tha se ka informacione që në këtë shkollë janë ndërtuar dyer, dritare dhe kulmi i shkollës, për të cilat edhe është hapur tenderi, ndërsa sa i përket tharjes së drunjve dekorativë,ai nuk ishte në dijeni.

“Nuk kam informacione, do të interesohem të marr informata se nuk e di as kur është hapë tenderi për rregullimin e këtyre drunjve dekorativë, por nuk e di as tani që janë tharë për mungesë të ujit”, tha Çoçaj./kallxo.com/

Më Shumë

1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka treguar për rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi, punësim dhe ngritjen e...

Rriten sërish çmimet e produkteve esenciale

Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën. Në anën tjetër qytetarët e...

Lajmet e Fundit