4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Dy regjisorë shqiptarë mbështeten nga Italia

Edmond Budina dhe Namik Ajazi janë përfitues të fondeve publike italiane të dhuruara përmes përmes ministrisë së Kulturës së këtij shteti
Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri ka njoftuar se dy regjisorë shqiptarë kanë fituar financimin e Ministrisë së Kulturës së Italisë për dy projektet e tyre kinematografike.

“Regjisorët Edmond Budina dhe Namik Ajazi janë fitues të këtij financimi të rëndësishëm që na mbush me optimizëm”,thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Regjisori Budina ka fituar përkrahje financare për filmin më metrazh të gjatë të titulluar “Të thyer”. Ngjarja e këtij projekti kinematografik është e trilluar por nga realiteti i sotëm shqiptar që ngërthen në vete shpërbërjen shpirtërore të njerëzve.

Në këtë ndotje të shoqërisë përvec shpërfytyrimit të njeriut të sotëm i cili harron gjithcka në favor të përfitimit një rol jo të vogël zë edhe politika. Në mesin e përsonazheve gjendet edhe një politikan i ri Andi Budi i cili interpretohet nga aktori Leart Vasili. Ky aktor luan rolin e një politikani të inkriminuar që për të bërë karrierë mund të shesë nënë e babë.

Filmi është bashkëprodhim Shqipëri-Itali dhe Maqedoni. Ndërsa regjisori Namik Ajazi ka fituar me projektin e tij “Portreti i papërfunduar i Klara Bellit”. /KultPlus.com

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria...

Lajmet e Fundit