7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Dy skandale grantesh përfundojnë në Prokurori

Komisioni parlamentar e vë para përgjegjësisë ministrin e MBZHR-së

Opozita dyshon për keqpërdorime dhe korrupsion milionësh

Deputeti Lahi Brahimaj tha se ministri Krasniqi në mbledhjen komisionit e ka konfirmuar se janë zënë dy keqpërdorues të subvencioneve dhe të granteve bujqësore. Brahimaj thotë se problemi qëndron nga mosguximi i fermerëve që të denoncojnë me emër e mbiemër zyrtarët e ministrisë, nga frika se pas këtyre denocimeve ata do të futen në listat e zeza edhe për 3-5 vite të tjera, duke mos pasur mundësi që të përfitojnë grante.

Një shkrim i botuar javë më parë në të përditshmen “Kosova Sot”, që fliste për keqpërdorimet e fondeve të fermerëve nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë dhe që më pas si çështje është ngritur në Komisionin për bujqësi nga anëtarët e komisionit nga radhët e opozitës, sikur i ka zgjuar nga gjumi drejtuesit e kësaj ministrie.

Siç kanë njoftuar 3 anëtarët e komisionit nga radhët e opozitës, në takimin e fundit të këtij komisioni të mërkurën ka qenë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasnqi, që i ka njoftuar anëtarët e komisioni se zyrtarët e tyre kanë zbuluar dy raste të keqpërdorimit të granteve nga ana e fermerëve mashtrues. Përfaqësuesit e opozitës kanë akuzuar drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Agjensionin për Ndarjen e Granteve Bujqësore se po i keqpërdorin fondet për fermerët kosovarë. Sipas tyre, nga fondet e Ministrisë së Bujqësisë po përfitojnë më shumë fermerë matrapazë dhe mashtrues sesa fermerët e vërtetë…/kosova sot/

Më Shumë

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

Lajmet e Fundit