“Lufta” me kosovarët e “Shtetit Islamik”

Rreth 300 kosovarë, në mesin e tyre 20 familje me gra e fëmijë në vitet e fundit i janë bashkangjitur luftës së “Shtetit Islamik” në Siri.

Nga ky numër disa janë kthyer, disa kanë vdekur por edhe shumë prej tyre kanë mbetur në Siri, duke luftuar krah ISIS-it.

Ndërkohë që në tri vitet e fundit policia e Kosovës i ka arrestuar gjithsej 99 persona në Kosovë.

Në këtë numër janë të përfshirë edhe pesë të dyshuarit për terrorizëm të cilët janë arrestuar mëngjesin e 11 korrikut në afërsi të liqenit të Badovcit.

Besnik Latifii, Enis Latifit, Milazim Haxhiaj, Gazmend Haliti dhe Fehmi Musa janë të fundit që janë paraburgosur, ndërsa dyshohen se kanë tentuar të përgatisnin vepra penale terroriste përkatësisht të shkatërrojnë digën e liqenit apo ta helmojnë ujin e liqenit prej nga furnizohen me ujë një pjesë e qytetarëve të kryeqytetit./zeri/

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit