10.8 C
Prizren
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Dyfishohen eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës po vijnë duke u zgjeruar vit pas viti.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Kosovës gjatë muajit janar të këtij viti arritën 2.7 miliardë lekë duke shënuar rritje me 2-fish, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit, transmeton Insajderi.

Ndërkohë, importet shënuan një rënie të lehtë duke arritur në 520 milionë lekë nga 539 milionë lekë që ishin në janar të 2021-shit.

Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe produkteve kimike dhe plastike. Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilie të tjera.

Gjithashtu, edhe prodhimet bujqësore kanë peshë, ndër të cilat eksportin kryesor e zënë domatet, agrumet, pjepri dhe kastravecat.

Gjatë kësaj periudhe, referuar të dhënave, Shqipëria ka eksportuar më tepër drejt Kosovës minerale, lëndë djegëse, energji elektrike pasuar nga grupi materiale ndërtimi dhe metale. Vlera e eksporteve të këtyre dy grupeve llogaritet mbi 900 milionë lekë respektivisht.

Po ashtu, Shqipëria ka eksportuar drejt Kosovës, produkte kimike dhe plastike në vlerën e 337 milionë lekëve.

Por shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve janë shumë më të gjera se vetëm flukset tregtare. Ato shtrihen në shkëmbime ekonomike në industrinë e turizmit, shërbimeve financiare, shkëmbime në fushën e arsimit dhe teknologjisë, transportit apo telekomunikacionit.

Potenciali është akoma më i madh dhe i qëndrueshëm për specializim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të konkurrueshmërisë, me anë të konsolidimit të zinxhirit të vlerës nëpërmjet shkëmbimeve ndërsektoriale, në fusha si agropërpunim, industri kimike dhe kozmetike, prodhim artikuj paketimi prej plastike dhe letre, përpunim i metaleve, etj.

Nga sektorët e pashfrytëzuar deri tani, potencial për shkëmbime tregtare shfaqin sektorë si tekstilet, prodhimet e lëkurës, makineritë, prodhimet e detit, produkte druri të përpunuar, etj./Insajderi/

Më Shumë

“Katar 2022”: Sot përcaktohen dy çerekfinalistët e fundit, vëmendja te sfida Portugali – Zvicër

Sot do të përcaktohen dy çerekfinalistët e fundit në Kupën e Botës “Katar 2022”, raporton FrontOnline. Dita e sotme sjell dy ndeshjet e fundit të...

Tyson Fury rishpallet kampion bote

Tyson Fury është rishpallur kampion bote në boks për kategorinë e rëndë, duke mbrojtur rripin WBC të shtunën mbrëma. Në mesin e 60 mijë...

Lajmet e Fundit