16.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Dyshime për prolongim të zgjedhjes së kryeprokurorit

dyshime-p-euml-r-prolongim-t-euml-zgjedhjes-s-euml-kryeprokurorit_hdUshtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, është përballur me një varg kritikash nga disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të premten, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme.

Kjo mbledhje është thirrur dy ditë më parë prej katër anëtarëve: Idail Ismajli, Jetish Maloku, Bajram Ukaj dhe Sevdije Morina, të cilët kanë kërkuar që të diskutohet për procesin e nominimit të kryeprokurorit të Shtetit.

Ata po dyshojnë për prolongim të këtij procesi. Për këtë thirrje kishte shkruar dy ditë më parë gazeta “Koha Ditore”.

Të njëjtat shqetësime i kanë paraqitur edhe gjatë mbledhjes të premten. Anëtari Idail Ismajli, ka thënë se qëllimi i kësaj mbledhjeje është caktimi i afateve për përzgjedhjen e kryeprokurorit.

Më e ashpër është treguar anëtarja tjetër, Morina. Fillimisht ajo e ka kritikuar Hoxhajn për mostransparencë, pasi që kohët e fundit, qoftë gjatë gjithë mbledhjes, qoftë në disa pika të caktuara, nuk po lejohen të jenë të pranishme edhe mediet. /Koha ditore/

Më Shumë

329 mijë gjoba janë shqiptuar në pandemi – opozita për faljen e gjobave, pozita kundër

Policia e Kosovës ka shqiptua 329 mijë gjoba ndaj qytetarëve përgjatë kohës së pandemisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Krahas gjobave nga Policia e Kosovës,...

Boksieri 25-vjeçar humb jetën pas dëmtimeve nga kundërshtari në ring – VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një dueli në ring. Luis Quinones ishte një emër i ri në botën e boksit, i cili...

Lajmet e Fundit