Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë

Dyshohet se një person u hodh nga Ura e Fshajtë

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj ka thënë se i dyshuari e ka lënë veturën afër rrugës dhe se brenda veturës kishte lënë një letër.

“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, tha Gjurkaj.

I pyetur nëse personi apo trupi i tij është gjetur, ai ka thënë se janë në pritje të ekipës, por ende nuk është gjetur

Jo ende, është bërë kërkesa prej ekipës për shpëtim, janë në përgatitje për me dalë por ende nuk është gjetur, deri në këto momente jo”, tha ai. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit