14.8 C
Prizren
E premte, 6 Qershor, 2025

E ardhmja arrin në DokuFest 2017

Tema e së ardhmes do të theksohet në edicionin e ardhshëm të DokuFest, i cili organizohet nga data 4-12 gusht në Prizren, Kosovë.

Ky edicion i DokuFest-it premton një vështrim të guximshëm në pasiguritë dhe shpresat e së ardhmes përmes një kombinimi të programit të filmave, ekspozitave vizuele, masterklasave dhe bisedave të ndryshme, punëtorive bashkëpunuese, koncerteve muzikore si dhe paltformave për përdorimin e mediave dhe teknologjive të reja, shkruan PrizrenPress.

“Ideja për temën e këtij edicioni erdhi sepse në vitet e fundit ka pasur lëvizje të mëdha nga qytetarë që përpiqen të kenë një zë më të fortë për të ardhmen e tyre. Programi ynë do të jetë një vështrim mes distopive dhe utopive, kufijve dhe çiltërsisë, frikës dhe dashurisë”, bën të ditur kordinatorja e komunikimit, Anyla Dautaj, përmes një komunikate për media.

Programi i plotë i filmave do të shpallet më 10 korrik 2017 në ueb faqen e festivalit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdekja e 17 vjeçarit Geltijan Shala, anëtari i NISMA-s dorëhiqet nga Kuvendi i Prizrenit

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Shukri Quni, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Ky veprim i tij...

Përleshje fizike në Prizren: Arrestohen dy qytetarë dhe një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është njoftuar dje nga Policia e Kosovës në Prizren lidhur me një incident – konflikt fizik në mes të...

Lajmet e Fundit