-1.1 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

E ëma ende nuk e di vdekjen e të birit, dëshmitari: Kur e nxorra nga pishina ishte tepër vonë

Këtë të mërkurë një fëmijë rreth 8 vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa po lahej në pishinën e një hoteli në Golem në Kavajës.

Njëri ndër punonjësit e hotelit ka folur në lidhje me ngjarjen, pasi ka qenë ai i cili ka nxjerrë nga uji të miturin i cili fatkeqësisht nuk mundi të shpëtohej.

Në një prononcim për Neës24, punonjësi Idai Zaka tha se fëmija kishte ardhur në hotel së bashku me gjyshen e tij, pasi kjo e fundit ishte punësuar në godinë.

“Atë e kishte marrë gjyshja e vet, e cila ishte punësuar këtu për t’u bërë gati me punimet për sezonin veror. Ajo e ka lënë fëmijën në katin e parë dhe është ngjitur lart në katin e dytë. Më pas ajo nuk po e gjente. Ne shkuam tek pishina dhe e gjetëm brenda në pishinë. Kur e nxorëm nga uji u munduam ti japim ndihmën e parë, por ai nuk kishte shenja jete”- ka thënë punonjësi i hoteli.

Ndërkohë mësohet se nëna e të miturit nuk e ka marrë vesh ende lajmin e kobshëm për djalin e saj të vetëm. Trupi i të miturit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në spitalin e Durrësit./Gazeta Express

 

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit me shumicë votash miraton vendimet në seancën e parë të vitit 2025

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka mbajtur seancën e parë për vitin 2025, me ç’rast anëtarët me shumicë votash kanë miratuar të gjitha pikat...

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prizren, dyshohet për dhunim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren nën dyshimet për dhunim. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 9 shkurt.  “Me vendim të prokurorit,  viktima femër...

Lajmet e Fundit