E konfirmuar! Edhe një i prekur me koronavirus në Kosovë

(I plotësuar) Edhe një person është infektuar me koronavirus në Kosovë duke e çuar numrin total në tre.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, ka thënë se personi i prekur është familjar i 77 vjeçarit që dje u identifikua me këtë virus, njofton Klan Kosova.

 

 

Ai ka kërkuar që situata të trajtohet me kujdes të shtuar dhe pa panik.

“Ka qenë një natë e gjatë mbrëmë për ju dhe për ne. Të dashur qytetarë të Kosovës në radhë të parë dua të ju falënderoj secilin nga ju për bashkëpunimin që po e tregoni në këto rrethana të jashtëzakonshme. Ne kemi bërë maksiminum që Kosova të jetë një ndër shtetet me rastet më të ulëta të prekura nga koronavirusi”.

“Sot në këtë konferencë po më duhet të ju njoftoj edhe për një rast të ri dhe bëhet fjalë për një familjar të pacientit nga Stublla e Vitisë”.

“Ju lutem që t’i zbatoni me përpikëri të gjitha rekomandimet që dalin nga institucionet për shëndetin tuaj”.

 

Edhe një i prekur me koronavirus në Kosovë

 

Edhe një person në Kosovë është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Kjo ka çuar në 3 numrin e të prekurve në Kosovë.

Rastin për Kohën e ka konfirmuar shefi i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

Dy persona kanë rezultuar pozitiv të premten pasdite. /Koha.net

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Malisheva nënkampione, Llapi në barazh, kjo është tabela e Superligës

Më ndeshjet e sotëm tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni 2025-2026 në Superligën e Kosovës në futboll. Tashmë dihet verdikti përfundimtare i këtij sezoni. Vëmendja kryesore...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit