9 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

EC Ma Ndryshe: Kryetari i Prizrenit të aplikojë standarde të njëjta për zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim të pozitës

Gjatë vitit 2019 krahas aktakuzave ndaj disa drejtorëve komunalë të Prizrenit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, nga Prokuroria janë ngritur aktakuza edhe kundër disa zyrtarëve komunalë të Prizrenit.

Në saje të përgjigjes zyrtare që EC Ma Ndryshe ka pranuar nga organet komunale del se kjo Komunë në vitin 2019 në 3 raste të zyrtarëve të akuzuar ka aplikuar masën e pezullimit nga marrëdhënia e punës (me pagesë 50% të pagës) me vendim të Kryetarit të Komunës.

EC Ma Ndryshe në saje të monitorimit të punës së organeve komunale ka vërejtur se ka edhe zyrtarë tjerë komunalë që në vitin 2019 nga Prokuroria janë akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe se ndaj tyre nuk është aplikuar masa e njëjtë e pezullimit nga marrëdhënia e punës. Në mesin e tyre ka zyrtarë të akuzuar që mbajnë pozita me peshë sa i përket kontraktimit dhe menaxhimit të fondeve publike.

Prandaj EC Ma Ndryshe edhe njëherë sjellë në kujtesë se premtimi elektoral i Kryetarit të Komunës ka qenë qeverisja me duar të pastra. Për këtë arsye i bën thirrje Ekzekutivit komunal që të aplikojë standarde të njëjta për të gjithë zyrtarët komunalë që akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të aplikojë masat e parapara me legjislacionin në fuqi.

EC gjithashtu përsërit kërkesën drejtuar Kryetarit të Komunës për ndërmarrjen e veprimeve konkrete ndaj drejtorëve komunalë që dyshohen për shkelje të ligjit, pasi që premtimet elektorale të tij ishin në vendosjen e standardeve për rastet e tilla dhe ruajtjen e kredibilitetit institucional.

Më Shumë

Mundësitë e granteve nga KIESA prezantohen para anëtarëve të shoqatës “Esnaf” në Prizren

Mundësitë e granteve që ofrohen nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) janë prezantuar para anëtarëve të shoqatës së biznesmenëve...

Nait Hasani viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Janë mbrapa këtyre mureve, padrejtësisht

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ai është shprehur se ata janë këtu gati pesë vjet,...

Lajmet e Fundit