13.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Tetor, 2025

Edhe VV-ja përkrah gazetarin Rami Berisha

Arber Rexhaj VVLëvizja Vetëvendosje në Prizren i ka dalqë në përkrahje gazetarit Rami Berisha. Asamblisti Arbërë Rexhaj premton se të gjitha skandalet e zbuluara nga gazetari Berisha do t;i bardë në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Postimi i plotë dhë pandërhyre në Facebook

Nuk mund te mos e perkrahim inciativen dhe qellimin e mire te gazetarit Rami Berisha i cili ka disa jave qe po e dekonspiron sistemin kriminal te udheheqjes dhe politikave arsimore te Drejtorise se Arsimit.

Levizja VETEVENDOSJE! me theks te vecante ne vazhdimesi ka kritikuar, ka ngritur kallezim penal dhe sistematikisht ka ngritur shqetesimet e mesimdhenesve, prinderve dhe nxenesve jo vetem mbrenda institucioneve por edhe ne sferen publike. Ne, perhere kemi ngritur dhjetra e qindra raste, parregullsi te shumta, kemi ngritur ceshtje te ndryshme me emra dhe mbiemra rreth politizimit dhe korrupsionit ne arsim. Si rezultat e kallezimit tone penal eshte ngritur edhe aktakuza ndaj drejtorit Nexhat Cocaj.

Te gjitha denoncimet, kritikat dhe akuzat e gazetarit Rami Berisha do t’i diskutojme edhe Komitetin e Arsimit prane Kuvendit Komunal te cilin e udheheq si perfaqesues i VV. Poashtu te gjitha keto parregullsi, keto afera korruptive dhe skandaloze do t’i bartim ne Asamble.

E cmojme guximin intelektual dhe i qendrojme prane perballe cdo sulmi dhe demagogjie qe po bene pushteti ndaj ketij gazetari. Dua te potencoj se arsimi ne gjendjen e mjerueshme nuk eshte vetem sot kur po dalin skandalet nga gazetari Rami Berisha. Gjendja e rende ne arsim rezulton qe prej qeverisjes korruptive te PDK-se.

Ky pushtet nuk ka vetem nje drejtor te korruptuar si Cocaj por ka shumesi Cocajsh. Prandaj jo vetem arsimi eshte ne gjendje te tille.
Prandaj jam shume i sigurt qe Ramiu po tregon nje shembull jo vetem te gazetarit dhe intelektualit por edhe te nje qytetari model. Prandaj cdo sulm eventual ndaj Ramiut eshte edhe sulm ndaj fjales se lire dhe qytetarise.

Më Shumë

Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit

Ish-profesori shumë vjeçar i arsimit dhe ish-drejtori për tri dekada, Hazer Shala iu është bashkuar listës zgjedhore të PDK-së, në zgjedhjet komunale të 12...

Punëtori për restaurimin e eksponateve prej druri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit po zhvillohet një punëtori e rëndësishme për restaurimin dhe konservimin e eksponateve prej druri, e organizuar nga...

Vdekja e turpit!

Lajmet e Fundit