Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Sipas një videoje nga RTK, bora e rënë në këtë zonë malore ka ndikuar në lëvizjen e automjeteve, ndërsa deri në këto momente nuk është vërejtur prania e mjeteve borëpastruese në rrugë.

Prevalla është një nga destinacionet më të frekuentuara malore gjatë sezonit dimëror, ndërsa reshjet e borës shpesh ndikojnë në kushtet e qarkullimit, sidomos në segmentet rrugore që lidhin zonën me qytetet përreth.

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit