19.6 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

Ekspertët: Kapacitetet e plota ushtarake arrihen brenda 6-7 vjetëve

Njohësit e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë kanë kërkuar të rishqyrtohet afati kohor 10-vjeçar brenda të cilit parashikohet që ushtria e Kosovës t’i arrijë kapacitetet e plota.
Burim Ramadani, Kadri Kastrati dhe Ramadan Qehaja kanë bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, se kjo duhet të ndodhë për shkak të vonesave që kanë ndodhur në këtë proces.

Sipas tyre, me një buxhet shtesë FSK-ja brenda 6-7 vjetëve mund t’i arrijë kapacitetet e plota.

“Rekomandimi im publik është që, për shkak të vonesave të mëdha në transformimin e FSK-së në ushtri, të rishqyrtohet ky planifikim. Të zvogëlohet kohëzgjatja e këtyre fazave, me qëllim që Ushtria e Kosovës t’i arrijë kapacitetet e plota operacionale në një periudhë jo më të largët se 5 apo 6 vjeçare”, ka thënë eksperti i sigurisë, Burim Ramadani.

Më Shumë

Dëmtohen shtigjet e ecjes të Kalasë së Prizrenit

Megjithëse frekuentohet nga mijëra turistë vendorë e të huaj, Kalaja e Prizrenit nuk e ka mirëmbajtjen e duhur si objekt i rëndësishëm i trashëgimisë...

Prizren: Aktakuzë ndaj një personi, kontrabandonte migrantë në Kosovë me veturën e marrë me qira

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.K., i cili ngarkohet për kontrabandim me migrantë. Në njoftimin...

Jeta me harrimin

Lajmet e Fundit