14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Emërtimi i rrugës “Tirana” zëvendësohet me emrin e dëshmorit Ekrem Rexha-Drini

Rruga “Tirana” në Prizren, do të mbajë emrin e dëshmorit Ekrem Rexha-Drini.

Kuvendari i VV-së, Artan Abrashi tha se Komisioni i Emërtimeve ka marrë vendim që emërtimi i rrugës “Tirana” të zëvendësohet me emrin e “Ekrem Rexha-Drini”.

“Komisioni sot ka marrë vendim që rruga “Tirana” tash e tutje të mbajë emrin e dëshmorit Ekrem Rerxha-Dirini”, tha Abrashi për “PrizrenPress”.

Emërtimi i rrugës “Tirana” në Prizren ishte ndarë në dysh. Komisioni i Emërtimeve pat marrë vendim që një pjesë e kësaj rruge do të mbajë emrin e deritashëm“Tirana”, ndërsa pjesa tjetër emrin e dëshmorit Ekrem Rexha-Drini.

Ndërkaq, kuvendari i VV-së, Artan Abrashi, pat kritikuar Komisionin e Emërtimeve, për këtë mënyrë të emërtimeve të kësaj rruge.

Abrashi tha se Komisioni, po ashtu ka rikthyer emërtimin e rrugës “Xhevdet Doda”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

FBK sqaron skenarët: Si vendoset vendi i katërt dhe mbijetesa në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku...

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Lajmet e Fundit