20.4 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Emigrimi ndalet në Kosovë, jo në BE

BekimCollaku-keshilltarMinistri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë se emigrimi i qytetarëve të Kosovës në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian është problem, i cili kërkon zgjidhje brenda Kosovës dhe se ekzekutivi i vendit është duke punuar të gjejë mënyrën e duhur për ta parandaluar braktisjen e vendit. Në intervistën dhënë “Zërit” ai thotë se ndihmesë në këtë drejtim do të ishte edhe punësimi sezonal në vendet e Bashkimit Evropian, megjithatë, u shpreh i bindur se zgjidhja duhet të gjendet brenda Kosovës.

Sipas Çollakut, qytetarët e Kosovës nuk kualifikohen për azil në BE, pasi që azili jepet në bazë të arsyeshmërisë dhe evidencës së fortë kur dikush përndiqet dhe persekutohet në bazë të përkatësisë racore, fetare, nacionale, bindjeve politike apo në raste të shkeljeve të të drejtave njerëzore, por jo në baza të kushteve socio-ekonomike.

Ai më tej ka shtuar se pret që Kosova t’i përmbushë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, prandaj, sipas Çollakut, qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e regjimit të vizave/zeri/

Më Shumë

Banorët e disa fshatrave të Prizrenit protestojnë pas një jave pa energji elektrike

Banorët e fshatrave Grazhdanik, Kobaj dhe një pjese të Nashecit në komunën e Prizrenit kanë protestuar në shenjë pakënaqësie për mungesën e energjisë elektrike,...

Përurohet lapidari në Pashtrik, kushtuar heronjëve të Greikocit të Suharekës

Në Pashtrik sot u mbajt ceremonia e përurimit të lapidarit kushtuar gjashtë dëshmorëve të fshatit Greikocit të Suharekës. Të pranishëm në këtë organizim ishin qindra...

Lajmet e Fundit