12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

“Emri i fituesit të Topit të Artë, do t’i gëzojë të gjithë”

Çmimi më prestigjioz individual në futboll, Topi i Artë, do t’i dhurohet lojtarit më të mirë në botë për vitin 2021, të hënën më 29 nëntor.

Në mediat e ndryshme, kanë çarkulluar emra të ndryshëm si fituesi i Topit të Artë, por ndryshe nga vitet tjera, duket se kjo do të mbetet surprizë deri në momentet e fundit.

Sipas sondazheve të ndryshme, tre favoritët kryesor për të marrë me vete në shtëpi Topin e Artë, janë Lionel Messi, Robert Leëandoëski dhe Karim Benzema.

Për të parin, një triumf do të ishte Topi i shtatë i Artë, kurse për dy të tjerët, i pari në karrierë.

Sot, në një intervistë për televizionin francez, Telefoot, ka folur kryeredaktori i gazetës i France Football, Pascal Ferre.

Tash e pesë vite, France Football dhuron Topin e Artë përsëri.

Deklarata e Ferre ka trazuar edhe më shumë idenë dhe qartësinë mbi fituesin e këtij Topi të Artë.

“Tifozët e futbollit do të gëzohen, emri i fituesit të Topit të Artë do t’i gëzojë të gjithë”, tha Ferre.

“Jam shumë i bindur për këtë gjë”, tha ai.

Në fund, ai zbuloi që fituesi tashmë e di se ka fituar, por publiku ende.

“Fituesi e di”, tha Ferre.

“Shkuam ta bëjmë një intervistë të madhe, një set fotografik”, zbuloi ai, “e gjitha u bë fshehtë, askush nuk na dalloi, ai ishte shumë i gëzuar, si të gjithë fituesit çdo vit”.

Nesër në mbrëmje, do të kuptohet emri i fituesit të Topit të Artë numër 65, dhe deri atëherë, emocionet janë në kulm.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Lajmet e Fundit