Ndër të tjera ajo thotë se familja e saj është shumë krenare me të.
Kliko Video https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1728704571859439
PLISI ËSHTË PËRDORUR 2 MIJË VJET PARA ERËS SË RE
Sipas dokumenteve, arkivave që ruhen në muze të ndryshme të botës, plisi është përdorur ndoshta edhe 2 mijë vjet para erës së re.
Edhe Zeusi, që ishte zot i Olimpit, paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë.
Po ashtu, Akili, Hektori, Odiseu e edhe Afërdita paraqiten me plis në kokë.
Edhe për shqiptarët e kahershëm, përdorimi i plisit ka qenë rekuizitë e domosdoshme për çdo mashkull prej moshës rinore deri në shkuarjen nga kjo jetë.
Punimi i plisit i është besuar gjithmonë duarve të burrave. Dhe, kështu ka ndodhur edhe në familjen Gjyrgjialo në Prizren deri me nisjen e prodhimit të plisit nga gruaja Ergyle Gjurgjialo.
Dhe, falë Ergyles kjo zeje jo vetëm nuk u zhduk, por arriti të bëhet e para grua që mori përsipër ta trashëgojë.
Sipas familjes Gjyrgjialo, prodhimi i plisit më shumë është pasion, meqë të ardhurat nuk janë të mjaftueshme.
Por, ky fakt nuk e ka stepur familjen nga Prizreni, përkundrazi kanë investuar shumë që të mos cenohen nga konkurrenca e pandershme./Kosovaraj/