Edhe Meriton Ismaili vazhdon me Bashkimin për sezonin 2025/26

Klubi i basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar sot vazhdimin e bashkëpunimit me Meriton Ismailin, një ndër lojtarët më të përkushtuar të skuadrës, raporton PrizrenPress.

Ismaili do të jetë pjesë e ekipit edhe në sezonin 2025/26 të Superligës së Kosovës, duke forcuar vazhdimësinë dhe stabilitetin e Bashkimit në prag të edicionit të ri.

“Meriton Ismaili vazhdon me Bashkimin! Edhe në sezonin 2025/26 me ngjyrat portokall e zi! Me përkushtimin dhe energjinë e tij të pakursyer, Meritoni do të jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit edhe këtë sezon”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjatë ditës së sotme, Bashkimi ka konfirmuar gjithashtu edhe vazhdimin e tri figurave kyçe të skuadrës: Altin Morina, Valon Bunjaku dhe Lejson Zeqiri./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit