29.8 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

Bashkimi nis sezonin me vazhdimësinë e tri figurave kyçe: Morina, Bunjaku dhe Zeqiri mbeten portokalli e zi

Kapiteni, lojtari luftarak dhe i preferuari i tifozëve vazhdojnë me klubin prizrenas

Klubi i basketbollit Bashkimi ka filluar prezantimin e skuadrës për sezonin 2025/26 me një mesazh të qartë: vazhdimësi dhe besim tek lojtarët që mishërojnë identitetin e klubit. Altin Morina, Valon Bunjaku dhe Lejson Zeqiri janë zyrtarisht pjesë e ekipit edhe për sezonin e ardhshëm – me Zeqirin që ka rinovuar për dy sezone të tjera.

Prezantimet nisën me kapitenin Altin Morina, figurën udhëheqëse të Bashkimit dhe një ndër emrat më të identifikuar me qytetin.

“Prezantimin për sezonën 2025/26 e fillojmë me një emër që s’ka nevojë për shumë fjalë, kapiteni ynë, djaloshi i qytetit. Altin Morina do të vazhdojë të mbajë fanellën portokall e zi edhe këtë sezon!” – njoftoi klubi vazhdimin e tij, raporton PrizrenPress.

Pas Morinës, erdhi konfirmimi për Valon Bunjakun, një tjetër emër i dashur për tifozët dhe simbol i shpirtit luftarak të skuadrës.

“Valon Bunjaku, djali i qytetit, vazhdon të jetë pjesë e familjes portokall e zi! Me përkushtimin, energjinë dhe shpirtin e tij luftarak, Valoni do të jetë me ne edhe në sezonin 2025/26!” – theksoi klubi në komunikatën për Bunjakun.

Serinë e prezantimeve e mbylli Lejson Zeqiri, një nga lojtarët më të vlerësuar për performancën dhe përkushtimin e tij në fushë. Ai ka firmosur marrëveshje të re për të qenë pjesë e Bashkimit edhe për dy sezone të tjera.

“Vazhdojmë me një tjetër emër që e ka fituar zemrën e tifozëve me lojë, pasion dhe përkushtim. Lejson Zeqiri do të jetë pjesë e Bashkimit edhe për dy (+2) sezone tjera!” – njoftoi klubi prizrenas.

Me këto tre konfirmime, Bashkimi sinjalizon një projekt të qëndrueshëm dhe të ndërtuar mbi boshtin vendas, duke forcuar identitetin dhe unitetin e skuadrës përpara fillimit të edicionit të ri në Superligën e Kosovës./ PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Berisha: Policët që janë rekrutuar nga viti 2021 duhet t’i nënshtrohen edhe njëher orëve edukative

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kërkuar që policëve që janë rekrutuar nga vitit 2021 duhet t'i nënshtrohen edhe njëher orëve edukative Ai...

Lis Shoshi firmos kontratë dyvjeçare me Yllin

Golden Eagle Ylli zyrtarizon përforcimin e ri për sezonin 2025/26 dhe 2026/27. Sulmuesi i njohur Lis Shoshi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën suharekase...

Lajmet e Fundit