Katër armë zjarri sekuestrohen në regjionin e Prizrenit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime operative në rajonin e Prizrenit, të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin e katër armëve të zjarrit në tri raste të ndara. Sipas raportit të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, rastet janë trajtuar me seriozitet dhe kanë përfshirë ndërhyrje në raste të dhunës në familje, të shtënash me armë dhe kontroll të bazuar në informacione operative.
“Në datat 07 dhe 08 qershor 2025, në tri raste të veçanta janë sekuestruar gjithsej katër armë zjarri”, thuhet në njoftimin  e Policisë së Kosovës.
Rasti i parë është shënuar më 7 qershor në fshatin Mushtisht, komuna e Suharekës.
“Pas një rasti të raportuar për dhunë në familje, është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy armë: një pushkë gjysmë automatike me dylbi (pa fishekë) dhe një pistoletë (pa fishekë)”.
Rasti i dytë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 8 qershorit, rreth orës 02:15, në fshatin Landovicë të komunës së Prizrenit.
“Stacioni Policor Prizren Veri ka ndërhyrë në një rast ku dyshohej për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, ndërsa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt”.
Rasti i tretë është regjistruar po më 8 qershor, rreth orës 21:05, në lagjen Arbana të Prizrenit.
“Pas pranimit të një informacioni, njësia policore ka ndaluar një person të dyshuar dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pistoletë me gaz”.
“Dy persona janë arrestuar nga policia, ndërsa ndaj të treve është iniciuar procedurë penale për veprën penale: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’”
Policia e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike dhe bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë çdo rast që cenon rendin dhe sigurinë publike”./PP/

Marketing

Më Shumë

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Lajmet e Fundit