10.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

‘Eriksen ka mbërritur në shtëpi’, flet bashkëshortja e futbollistit: Kemi nevojë për qetësi!

Pas një operacioni, për vendosjen e një defibrilatori automatik, Christian Eriksen la spitalin ditën e djeshme, për të nisur rikuperimin në shtëpi, në pritje për të mësuar a do të mund të rikthehet sërish në fushat e blerta.

Fantazisti u bëri një vizitë edhe shokëve të tij në përfaqësuesen daneze, duke u shprehur gjithë mbështetjen për këtë edicion të Europianit dhe para se të kthehej në shtëpi, foli për kanalin e federatës vendase, ku konfirmoi se është në gjendje të mirë shëndetësore.

LEXO EDHE:

Xhaka bindet nga Mourinho: Dua të shkoj te Roma!

Image

Të njëjtin konfirmim e ka dhënë edhe bashkëshortja e Eriksen, Sabrina, e cila e kontaktuar nga mediat italiane, ka theksuar se tashmë futbollisti dhe familja e tij kanë nevojë për pak qetësi, pas një momenti mjaft të vështirë që kaluan.

“Christian është mirë. Tani jemi në shtëpi dhe kemi nevojë mbi të gjitha për pak pushim dhe qetësi”, deklaroi Sabrina, e cila pa nga tribuna e “Perken Stadium” se si bashkëshorti i saj u rrëzua në tokë, pas një arresti kardiak.

Gjatë këtyre orëve pritet që Eriksen të bëjë një mbledhje online me drejtuesit dhe stafin mjekësor të Interit, të cilët më pas pritet të bëjnë një udhëtim “blitz” drejt Danimarkës, për të parë nga afër gjendjen e fantazistit dhe për të marrë në dorëzim kartelën mjekësore.

Ndërkohë vetë Eriksen pritet të rikthehet në Milano në muajin korrik, ku do t’u nënshtrohet edhe njëherë të gjithë ekzaminimeve të nevojshme, të cilat do të hedhin më shumë dritë mbi të ardhmen e karrierës së tij.

Image

©

Më Shumë

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë, 49-vjeçari nga Gjonaj i Prizrenit i dënuar për kultivim e shitje të drogës

49-vjeçari S.T., nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i dënuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”,...

Policia në Prizren nis hetimet për parat false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor

Policia në Prizren  ka iniciuar rast për falsifikim të parasë. Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se nga 1 qershori deri më 27 nëntor...

Lajmet e Fundit