10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Europa përgatitet për valën e dytë të koronavirusit

Europa po përgatitet për një valën e dytë të koronavirusit teksa shpërthimet e vazhdueshme rrisin mundësinë e kthimit të kufizimeve, në një kohë kur miliona njerëz po udhëtojnë nëpër kontinent për pushimet verore, shkruan The Guardian.

Rajoni spanjoll i Katalonjës mund të duhet të rivendosë masat e bllokimit nëse shpërthimet atje nuk vihen nën kontroll brenda 10 ditësh, ndërsa Franca u ka bërë thirrje të rinjve që të jenë më vigjilentë pas një rritje të fortë të rasteve Covid-19 tek të rinjtë.

Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore spanjolle pranuan që vendi tashmë mund të jetë duke përjetuar një valë të dytë të infeksioneve pas heqjes së bllokimit të rreptë tre-mujor në fund të qershorit, raporton abcnews.al

Të hënën, presidenti rajonal i Katalonjës – një nga zonat më të goditura nga rikthimi i virusit tha se situata ishte e ngjashme me atë përpara se të niste bllokimi kombëtar në mars.

“Ne jemi në 10 ditët më të rëndësishme të verës dhe gjatë kësaj kohe, do të shohim nëse jemi të aftë ta zgjidhim situatën përmes solidaritetit, bashkëpunimit dhe një përpjekjeje kolektive,” tha Quim Torra.

“Por situata është kritike dhe nëse nuk arrijmë, atëherë do të duhet të kthehemi mbrapa”.

Gati 8,000 raste janë konfirmuar në Katalonjë gjatë 14 ditëve të kaluara duke përbërë  gati gjysmën e 16.410 rasteve të zbuluara në Spanjë. Në rajonin fqinj të Aragonit, ku gjithashtu ka pasur një rritje të infeksioneve, të premten dhe të shtunën janë regjistruar 738 raste të reja, raporton abcnews.al

Shumë shpërthime e kanë origjinën në bare dhe klube, por grupimet e tjera janë gjurmuar në mbledhësit sezonalë të frutave dhe perimeve, kushtet e këqija të jetesës dhe punës të të cilëve, shpesh e bëjnë të vështirë distancimin shoqëror.

Të Premten, ministria spanjolle e Shëndetësisë raportoi 922 raste të reja me Covid, nga 971 një ditë më parë. Kur pandemia ishte në kulmin e saj më 31 mars, Spanja kishte 9.222 raste të reja në një ditë të vetme, raporton abcnews.al

María José Sierra, nënkryetari i qendrës spanjolle për emergjencat shëndetësore, vuri në dukje javën e kaluar se incidenca e virusit ishte trefishuar në vetëm dy javë, nga 8.76 raste për 100,000 njerëz në 3 korrik, në 27.39 në 100,000.

Të premten, qeveria Katalanase urdhëroi që të gjitha klubet e natës të mbyllen për dy javë dhe vendosi një shtetrrethim  në bare brenda dhe rreth Barcelonës dhe Lleidës, të dyja qytete që kanë raportuar një rritje të numrit të rasteve të reja. Ajo gjithashtu ka këshilluar njerëzit në Barcelonë që të qëndrojnë në shtëpi, por këshillat janë injoruar pasi shumë njerëz po mblidhen në plazhe, raporton abcnews.al

Përballë mbylljeve dhe shtetrrethimeve, disa të rinj kanë organizuar “botellónes”, ose festa me alkool në rrugë.

Torra bëri thirrje për t’i dhënë fund një sjelljeje të tillë, duke thënë: “Sot, botellónes nuk është festë; kjo tregon një mungesë solidariteti”.

Mesazhit iu bë jehonë nga ministri francez i Shëndetësisë, i cili u bëri thirrje të rinjve që të jenë vigjilentë dhe të zbatojnë masat e sigurisë për koronavirusin, duke përfshirë mbajtjen e distancës, larjen e duarve dhe përdorimin e maskave.

“Kur bëjmë testim masiv, ne po shohim shumë pacientë të rinj … më shumë të rinj sesa gjatë valës së mëparshme,” tha Olivier Véran gjatë fundjavës.

“Kjo është veçanërisht e vërtetë në rajonin e Île-de-France (Paris) ku po shohim të rinj që janë infektuar, pa e ditur se si ndodhi. Eshtë e qartë se të moshuarit janë ende shumë të kujdesshëm, ndërsa të rinjtë po i kushtojnë më pak vëmendje”.

Jérôme Marty, presidenti i një bashkimi francez të GP-ve, tha se pushimet verore do të ishin një pikë thelbësore në krizën e koronavirusit. “Eshtë gjithçka në rrezik brenda tre javëve të ardhshme sepse ne po hyjmë në periudhën e rrezikshme,” i tha ai.

“Kjo është koha me lëvizjen më të madhe dhe përqendrimin më të madh të popullatës. Ka zona ku normalisht ka 10,000 banorë dhe papritmas bëhen 60,000 ose 80,000. Nga një ditë në tjetrën mund të ketë   rritje të numrit të shtrimeve në spitale”.

Në Quiberon, Brittany, ku ka pasur një rritje të rasteve me koronavirus,  autoritetet lokale mbyllën plazhet nga 9 pasdite deri në 7 të mëngjesit, pasi  54 të rinj u diagnostikuan me Covid-19, raporton abcnews.al

Zyrtarët kanë paralajmëruar më shumë bare dhe plazhe do të mbyllen nëse numri i rasteve vazhdon të rritet.

Ndërkohë, qeveria e Belgjikës pritet të forcojë kufizimet e krijuara për të zvogëluar përhapjen e Covid-19, pas një rritje të madhe të numrit të infeksioneve dhe një rritje prej 500% në javë në qytetin e Antverpit.

Këshilli kombëtar i sigurisë së vendit (NSC) i udhëhequr nga kryeministrja, Sophie Vilmès do të takohet të hënën pasdite për të vendosur nëse do të miratojë izolime lokale dhe të zvogëlojë madhësinë e lejuar të “flluskave sociale” përballë një vale të dytë të sëmundjes.

Marc Van Ranst, një anëtar i komitetit këshillimor të koronavirusit të Belgjikës, tha që takimi ishte “më i rëndësishmi … që do të mbahet, që nga marsi”, kur u vendos izolimi kombëtar, raporton abcnews.al

Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci shëndetësore e BE-së, një rritje e rasteve për periudhën 14-ditore është vënë re në Belgjikë, Bullgari, Republikën Çeke, Francë, Luksemburg, Rumani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Gjermania ka rreth 6,100 raste aktive të virusit. Agjensia qeveritare e kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch (RKI), ka shprehur shqetësimin e tij ditët e fundit se numri i rasteve po rritet.

Gjatë fundjavës, 500 njerëz u vendosën në karantinë në Mamming, Bavaria lindore, pasi 170 punëtorë në një plantacion perimesh rezultuan pozitivë me koronavirus.

Në Austrinë fqinje, në Volfgangsee, një vendpushim popullor liqenor, i frekuentuar nga turistët gjermanë, autoritetet po përballen me një shpërthim prej 53 rastesh që mendohet se janë përhapur nga stafi i hotelit, të cilët deklaruan se jetonin në lagje të afërta. Shtatë hotele, një piceri dhe dy bare në St Volfgang, qyteti kryesor, u prekën dhe rrezikuan të mbylleshin.

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit