19.4 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Evropianët shqetësohen me qasjen e Thaçit ndaj EULEX-it

EULEX-kosovePërpjekja e Qeverisë së Kosovës që prej qershorit të vitit të ardhshëm t`ia heqë kompetencat ekzekutive EULEX-it, po i shqetëson zyrtarët evropianë.

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për përfundimin e këtij misioni dhe deklaratat e kryeministrit por edhe zyrtarëve tjerë të qeverisë sa herë që ka ndonjë ndjekje të EULEX-it për krime lufte, po vlerësohen si përpjekje të drejtpërdrejta të Qeverisë së Kosovës që të heqë qafe misionin e BE-së për sundimin e ligjit, shkruan “Tribuna”.

“Qeveria po e ndërlidh dhe po përpiqet që procesin e ristrukturimit të EULEX-it ta përdorë për ta hequr qafësh misionin”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë evropian në kushte anonimiteti.

Ky diplomat, që vjen nga njëri prej shteteve më të fuqishme anëtare të BE-së, ka thënë se shtetet anëtare që e mbështesin pavarësinë e Kosovës janë kategorike që misioni i BE-së për sundimin e ligjit t`i mbajë kompetencat ekzekutive në luftën kundër korrupsionit por edhe në ndjekjen e krimeve të luftës.

Misioni i EULEX-it pritet që pas autorizimit që do të marrë në janar nga shtetet anëtare, të nisë ndryshimin e prezencës së vet.

Më Shumë

Kryetari i Drinit të Bardhë:Suksesi ynë është zemra dhe shpirti i Hasit

Klubi Futbollistik Drini i Bardhë nga Hasi ka shkruar histori, duke u shpallur kampion në Ligën e Tretë të Kosovës për sezonin 2024-25. Ky sukses...

582 gjoba dhe 22 urdhëresa – siguria në fokus të institucioneve në Suharekë

Në kuadër të Takimit të Koordinimit Lokal për Siguri, të mbajtur në Suharekë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe forcave të rendit diskutuan masat për...

Lajmet e Fundit