18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

FAK-u, pas Gjykatës Speciale

Amendamentet kushtetuese për transformimin e FSK në FAK nuk do të procedohen në Kuvend të Kosovës deri pas votimit të Gjykatës Speciale. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë qëkur Qeveria e Kosovës thotë t’i ketë proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për transformimin e FSK-së në FAK, ato kanë “ndërruar” destinacionin, duke mos arritur në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së.

Anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e FSK-së konfirmojnë se nuk kanë marrë asnjë material sa i përket transformimit të FSK në FAK dhe se dyshojnë se “avullimi” i këtyre amendamenteve është bërë për shkak të pazareve politike që mund të bëhen me Listën Serbe, shkruan “Zëri”.

Transformimi i FSK-së në FAK, si kategori kushtetuese, kërkon 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, apo 81 sosh, por që nevojiten edhe 2/3 e votave të deputetëve serbë (14 deputetë).

Në Kuvendin e Kosovës, shumicën e votave të minoriteteve e ka Lista Serbe, ku deputetët e kësaj partie kanë kërcënuar se nuk do ta votojnë FAK-un. /Zëri/

Më Shumë

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Totaj diskuton për mundësin e bashkëpunimit me Rotary Club “Prizren””

Kryetari Shaqir Totaj sot priti kryetarin e Rotary Club "Prizren", Bujar Myftiun, sekretarin e klubit, Agron Didën dhe anëtarin Masar Gurgulen. Diskutuan për mundësitë e...

Lajmet e Fundit