9.8 C
Prizren
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Fakt i ri historik: Migjeni ka lindur më 30 shtator 1911 dhe jo më 13 tetor

Besi Bekteshi- datelindja MigjenitHyri vrullshem në letërsinë shqipe dhe me po të njëjtin vrull vazhdon të jetë aktual edhe sot.

I quajtur “Poeti i mjerimit” Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni sipas të gjitha dokumenteve më 13 tetor shënon 102 vjetorin e lindjes, por cila është data e saktë e lindjes së tij.

Këtë e vërteton historiani i Muzeut Historik të Shkodrës, Besi Bekteshi, me dokumentin që ndryshon gjithë historinë e mësuar deri më tani, transmeton abcnews.

Migjeni ka lindur me 30 shtator të vitit 1911 e jo me 13 tetor siç jemi mësuar ta festojmë. Kjo deshmohet ne gjendjen civile te asaj kohe. Migjeni kerkoi vete ndryshimin e datës së lindjes.

Midis dokuemnteve të kohës, jo të sakta, është edhe një pasaportë e Migjenit e vit lindjes në 1909. Të gjitha tashmë janë të ruajtuara dhe të ekspozuara për publikun dhe studjuesit.

Në këtë muze ruhet në origjinal e shkruar me doreshkrimin e tij e gjithë proza e Migjenit, si dhe stilografi me të cilin ka shkruar kryeveprat e letërsisë shqipe.

Migjeni vjen në ditët e sotme edhe pas 102 viteve të lindjes së tij si një nga autorët që ngjallë më së shumti kurreshtje për lexuesit dhe studjuesit.

Muzeu Historik i Shkodrës ruanë artefakte që kanë vlerë të madhe, ku çdo studjues mund të lexoj në origjinal nga dorëshkrimi i tij veprat e Migjenit dhe të mësoj për jetën e tij.

Ndër artefaktet më interesante është edhe kërkesa për vazhdimin e lejes së pushimit rreth 20 ditë para vdekjes, kërkesë që se ka përfunduar asnjëherë.

Më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e së martes e ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren. Njoftimi u bë nga...

Keqpërdorim i trefishtë i detyrës zyrtare për ndërtim rrugësh në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve, për veprat penale penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe“Keqpërdorimi dhe mashtrimi...

Lajmet e Fundit