7.7 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, përgatit program të ri për Bachelor

UP-rektoratiFakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, është duke përgatitur një program të ri studimi për nivelin Bachelor, i cili pritet të akreditohet në vitin 2015. Drejtues të këtij fakulteti, theksuan për Radio Kosovën se ky program që ka të bëjë me ambientin, është shumë i nevojshëm për gjeneratat e reja në Kosovë.

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Naser Kabashi, tha për Radio Kosovën se projekti që është duke u përgatitur nga ky Fakultet, është për nivelin e studimeve Bachelor. Ky program i ri është inxhinieria e ambientit, tha Kabashi, duke shtuar se është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për Kosovën, pasi njëra prej pesë shtyllave të Komisionit Evropian është edhe ambienti.

“Për herë të parë po e shpalosi këtë projekt i cili brenda dy viteve do ta kemi të gatshëm. Jemi duke e përgatitur dhe pas dy viteve në vitin 2015 shpresoj se ai do të del si program i cili do të kërkohet për implementim. Në shumë vende me të cilat ne kontaktojmë dhe kemi bashkëpunime, e shohim të udhës se ekziston ky program studimor”, theksoi ai.

Sa i përket kuadrove për programin e ri, inxhinieria e ambientit, dekani Kabashi, theksoi se për këtë nivel studimi nuk është shumë problem për të gjetur kuadro, sepse ky program do të ketë si fillim lëndët bazike.

“Drejtimi ri ngërthen në vetvete disa lëndë bazike, të cilat janë të përfshira në kimi, biologji dhe tek ne. Prandaj viti i parë dhe i dytë do të jenë pak më gjithëpërfshirës. Me kohën pak do të strukturoren, do të shtrëngohemi pak dhe mendoj që do të bëjmë hapin e parë. Niveli Bachelor nuk paraqet ndonjë problem të madh”, tha Kabashi.

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, procesin e fundit të akreditimit e kishte në vitin 2012, për nivelin Bachelor, ndërkohë, do të aplikoj në vitin 2015 për ri-akreditim të programeve pasi atyre iu skadon afati.

Ndërsa në nivelin master, nuk janë akredituar programet studimore infrastrukturë rrugore dhe programi për hidroteknikë. Sipas dekanit Kabashi, arsyeja e mos akreditimit, ishte qasja e studentëve të këtij Fakulteti në Biblioteka Ndërkombëtare.

Më Shumë

Totaj: Qeveria të ketë qasje më serioze, qytetarët po vuajnë në terr

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kërkuar nga qeveria një qasje më serioze për situatën me rrymën, pasi që ai vetë si kryetar i...

Muharremaj: Mungesa e energjisë elektrike në Komunën e Suharekës duhet të evitohet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj pas pranimit të ankesave nga qytetarët ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit të rregullt me energji...

Lajmet e Fundit