3.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Familja nga Prizreni bie pre e mashtrimit me bileta

Pavarësisht ngritjes së çmimeve, bashkatdhetarët janë ata që konsiderohen vazhdimisht infuzion financiar i Kosovës. Edhe këtë verë ka nisur fluksi i ardhjes së tyre në vendlindje. Po,r ka edhe të atillë që kanë rënë pre e mashtrimeve me bileta nga kompanitë e udhëtimit. Këtë mashtrim e pësoi edhe familja 8-të anëtarëshe nga Prizreni , që kishte rezervuar biletat që nga 5 prilli i këtij viti.

Verim Muja nga Prizrenit jeton e punon në Gjermani. Këtë verë ai kishte planifikuar që pushimet t`i kalonte në vendlindje Ai për tetë anëtarë të familjes u kujdes që nga 5 prilli t`i siguronte biletat e avionit nga një kompani përmes internetit.

Tri ditë para se të niseshin për Kosovë u kontaktuan nga agjencia në fjalë dhe iu kërkua që udhëtimi të realizohej më 12 korrik e jo më 13 siç ishte planifikuar fillimisht.

Gjithmonë sipas rrëfimit të Verimit, kompania në fjalë ishte kujdesur edhe për adresën e saktë në Dyseldorf.

Pasi gjithçka dështoi, familja Muja u detyrua që të udhëtonte ndaras me autobusë. Si kjo familje, pësuan edhe të tjera.

Verim Muja për atë që i ndodhi familjes së tij thotë se ka vendosur t`u drejtohet organeve të drejtësisë, pasi për biletat e aeroplanit të kompanisë jo reale, pagoi 2800 euro. RTK ka provuar të kontaktojë me kompaninë në fjalë, mirëpo ata kanë qenë të paqasshëm.

 

Më Shumë

Rahoveci mposht Prishtinën, gati për “derbin e përjetësisë” ndaj Besës

Klubi i hendbollit Rahoveci ka shënuar një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Prishtinës, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për kreun e...

14 vjeçarja Sara Rexhaj shënon 55 pikë për 37 minuta lojë

Në ndeshjen e Ligës U14 te vajzat, ndërmjet KB Junior 06 nga Prizreni dhe KB Hyjneshat nga Prishtina, në qendër të vëmendjes ishte paraqitja...

Lajmet e Fundit