18.8 C
Prizren
E enjte, 25 Korrik, 2024

Federata italiane godet qeverinë: Na pikëllon mosinteresimi juaj

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, është i zhgënjyar nga mosinteresimi i qeverisë italiane drejt futbollit, përderisa shtoi se ata s’mund ta lënë futbollin të pezulluar deri kur të gjendet një vaksinë në vitin 2021.

Dekreti i fundit i qeverisë për t’i zbutur masat e vetëizolimit është pritur me huti dhe zemërim nga klubet e Serisë A, trajnerët dhe lojtarët, pasi që njerëzve u është lejuar të dalin në parqe nga 4 maji, por atletëve s’u është lejuar të bëhet e njëjta në ambiente të kontrolluara stërvitore deri më 18 maj, transmeton Gazeta Express.

Një takim emergjent i Lega Serie A është ftuar për 1 maj, kur përfaqësuesit do të tentojnë ta bindin qeverinë italiane për ta kopjuar modelin e qeverisë spanjolle për kthimin në seanca stërvitore, që është i ngjashëm.

“Futbolli ndihmon në lëvizjen e interesave të jashtëzakonshëm ekonomik, por është edhe një fenomen shoqëror që ka rëndësi të madhe për publikun e gjerë”, ka thënë presidenti i Federatës Gravina.

“Në mënyrë që të kemi zero rrezik, do të duhet të prisnim për një vaksinë. Sipas shkencëtarëve, ajo s’do të gjendet deri në pranverë të vitit 2021 dhe ne nuk mund të anulojmë gjithçka dhe të presim që ajo të ndodhë”.

“Edhe nëse zhvillohet në atë periudhë, edhe sa kohë do të duhet që ajo të prodhohet në sasi të tilla që të jetë në dispozicion për të gjithë? A supozohemi ne ta ndërpremë një aspekt kaq të rëndësishëm ekonomik dhe shoqëror për vendin tonë deri atëherë”.

“Jam i zhgënjyer që po e shoh dhe po detyrohem ta luftojë mosinteresimin e tyre drejt futbollit. Më pikëllon ta shoh një injorim të tillë për një sport që i ka angazhuar çdo fundjavë mbi 14 milionë shikues dhe që u jep shpresa dhe ëndrra njerëzve, duke e bashkuar inteligjencën kreative dhe pasionin e qytetarëve tanë”.

“Nëse nuk do të kishim kushte për të vazhduar, ne do t’i ngrinim duart lart dhe do ta pranonim humbjen, por kjo nuk është situata që e kemi. Protokolli ynë mjekësor është i hapur ndaj ideve dhe përmirësimeve”.

Më Shumë

Sot, Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës

“Është e lehtë për t’u thyer dhe për të shkatërruar. Heronjtë janë ata që bëjnë paqe dhe ndërtojnë”. OKB zgjodhi këto fjalë të Nelson...

Lansohen pullat postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore –...

Lajmet e Fundit