19.4 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Ferguson: Ky futbollist nuk e ndali dot pijen dhe tradhtinë ndaj gruas

Sir Alex Ferguson pretedon se ish-lojtari i i tij te Manchester United,

Wayne Rooney, nuk e mbante dot pijen dhe e kishte të pamundur të
mos tradhtonte bashkëshorten e tij Coleen.

Në një rrëfim për Alastair Campbell, trajneri legjendar zbulon kështu detaje nga jeta e sulmuesit anglez, i cili tanimë ka nisur karrierën si
trajner, me Derby County.

Në një botim të fundit, Campbell risjell në vëmendje një bisedë me
skocezin, të realizuar në vitin 2010, disa ditë pasi në media ishte publikuar lajmi se Rooney kishte paguar 1000 funte për një natë me një prostitutë.

“Folëm për Rooney-n. Mu duk pak i mërzitur për të. Gazetat shkruanin
vetëm për marrëdhëniet e tij me prostituta. E pyeta: “Çfarë do të bësh
me të?” Ndërsa ai mu përgjigj: “E ç’mund të bëj? Ai nuk duhet të pijë
fare. Ka një sjellje jo të hijshme dhe mërzit lojtarët e tjerë pasi do të
jetë gjithmonë nën kontroll”

Më Shumë

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk. “Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore...

Fedi sjell baladën e re ‘Nuk Kthehem’

Artisti i njohur Fedi ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Nuk Kthehem”, një baladë e mbushur me ndjenja dhe emocione,...

Lajmet e Fundit