17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Arrestohet një arsimtar në Malishevë, dyshohet se e sulmoi fizikisht një nxënës

Të mërkurën është arrestuar një person në fshatin Bubavec të Malishevës, pasi i njëjti dyshohet për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe autorizimeve publike.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj, i dyshuari është arrestuar nën dyshimet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull, i mitur.

“Në Stacionin Policorë në Malishevë është raportuar një rast që kishte ndodhur në shkollën e mesme te ulet, “Dëshmoret e Fshatit’’ në Bubavec. Patrulla e policisë ka shkuar ne atë lokacion, dhe lidhur me rastin ka kontaktuar  arsimtarin, i njëjti është shoqëruar në Stacionin e Policisë në Malishevë dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës të mitur të kësaj shkolle të cilin e kishte goditur me shuplak pasi që nxënësi ishte problematik  edhe herëve të tjera”, tha Xhurkaj.

Ai shtoi se sa i përket viktimës nxënës, ai posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupore, dhe se nxënësi është intervistuar në prezencën e prindërit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale në Malishevë.

Sipas Xhurkajt, i dyshuari pas konsultimit me prokurorin kujdestar është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Lajmet e Fundit