4.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Festivali ‘Anibar’ ndan sonte shpërblimet për filmat më të mirë

Sonte do të ndahen çmimet e filmave fitues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar “ANIBAR”.

Ngjarja do të transmetohet në ora 19:45 në KTV dhe Live në Facebook të Anibar.
Edhepse shpërblimet ndahen sonte platforma e Anibar, online.anibar.org do të jetë aktive edhe javën që vjen. Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve do të shfaqen edhe filmat e krijuar në punëtoritë e animacionit.

Për dallim nga edicionet e kaluara të festivaleve, edicioni i 11-të i është mbajtur online, për shkak të situatës me COVID-19 në vendin tonë.

Përveç paneleve, prezantimeve, punëtorive për fëmijë dhe masterklasave për të rinjtë, ANIBAR-i në këtë edicion ka sjellur edhe platformën online me afro 150 filma të metrazhit të shkurtë dhe të gjatë.

Të gjithë këta filma janë të ndarë në kategoritë përkatëse dhe platforma do të jetë e qasshme deri më 30 gusht 2020.

Më Shumë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Lajmet e Fundit