8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Filloi puna për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Malishevës

Pas vendimit të Kuvendit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Malishevës, të mërkurën është mbajtur mbledhja e parë e komisionit të formuar për hartimin e draftit të statutit të ri. Mbledhja është drejtuar nga kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi.

Në këtë mbledhje, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, anëtar i komisionit, në fjalën e tij, ndër të tjera tha se Komuna e Malishevës punon ende me statutin e vitit 2008.

“Prandaj zhvillimet si në ligje dhe në akte normative tjera kanë ndryshuar, ashtu edhe zbatimi ende i këtij statuti po na paraqet vështirësi në nxjerrjen e shumë vendimeve dhe kryerjen e punëve, kështu që nisma për ndryshimin dhe plotësimin e aktit më të lartë të Komunës së Malishevës do të ndihmonte shumë, jo vetëm ekzekutivin, kuvendin por edhe drejtoritë e sektorët tjerë si dhe vet qytetarët e grupet e interesit në Komunën e Malishevës”, ka thënë Krasniqi, duke kërkuar bashkërendim të punëve në vazhdim mes anëtarëve të komisionit.

Në këtë komision janë të përfshirë të gjitha subjektet politike që janë pjesë e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ekzekutivi dhe shoqëria civile. Ky komision do të vazhdoj punën e tij, deri në hartimin e draftit të statutit dhe më të vazhdohet me konsultime-debate publike, deri në finalizim.

Më Shumë

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Kosova një hap nga Botërori – Sot hidhet shorti i fazës së tretë

Sot në Herning të Danimarkës do të hidhet shorti për fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 në hendboll për...

Lajmet e Fundit