SBAShK del nesër me vendim lidhur me kompensimin e orëve

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i deklaroi se janë në konsultime lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensim të orëve mësimorë.

I kontaktuar nga Klankosova.tv, ai tha se pas konsultimit, nesër do të dalin me një qëndrim, të cilit do t’ua përcjellin mediave.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar  që kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës të bëhet ditëve të javës e jo në vikend, siç ka propozuar Ministria e Arsimit.

Sazan Ibrahimi, tha sot se çdo ditë të punës mund të kompensohet nga një orë shtesë.

Ditë më parë ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kishte publikuar vendimin për të ndryshuar kalendarin e vitit shkollor 2022-23 .

Sipas këtij plani, 22 ditët e humbura gjatë grevës do të zëvendësohen gjatë ditëve të shtune për nxënësit nga klasa e parë deri në të tetën.

Ndërkaq, gjysmëvjetori i parë për nivelin parauniversitar do të përfundojë më 27 janar dhe pushimi dimëror do të nisë më 30 janar dhe do të zgjasë deri më 3 shkurt të vitit 2023.

Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 6 shkurt dhe pesë ditët e mbetura mësimore do të kompensohen gjatë pushimit pranveror,

Më Shumë

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Lajmet e Fundit